Bedri Hamza tregon planin për riorganizimin e transportit publik

Kosova

Bedri Hamza tregon planin për riorganizimin e transportit publik

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 21:04
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të ketë transport publik shumë më të rregullt dhe më të saktë.

Ai ka treguar se do ta bëjë edhe dislokimin e Stacionit të Autobusëve afër Stacionit Hekurudhor për të krijuar lidhshmëri më të mirë ndërmjet transportit rrugor dhe atij hekurudhor.

Që qytetarët e Mitrovicës të kenë transport publik më cilësor, më të rregullt dhe më të saktë, ne do ta riorganizojmë atë, do ta subvencionojmë dhe do t’i rregullojmë edhe vendndalesat për autobusë dhe vendpritjet për udhëtarë.

Është i domosdoshëm edhe dislokimi i Stacionit të Autobusëve afër Stacionit Hekurudhor për të krijuar lidhshmëri më të mirë ndërmjet transportit rrugor dhe atij hekurudhor.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat