Papërgjegjshmëria e QS, 600 studentë nuk vendosen me kohë në konvikte

Kosova

Papërgjegjshmëria e QS, 600 studentë nuk vendosen me kohë në konvikte

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:55
Qendra Studentore

Rezultatet e studentëve të pranuar për vitin akademik 2021/2022 dhe orari i vendosjes së tyre në konvikte tashmë janë publikuar.

Mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe për studentët e pranuar në konviktin numër tre. 600 studentët që janë pranuar aty nuk e dinë ende se kur do të vendosen.

Krejt kjo për shkak të vonesës me punimet që po bëhen në këtë konvikt. Ndërkohë viti i ri akademik do të fillojë me 15 tetor dhe studentët kanë mbetur mes dy zgjedhjeve: ose të udhëtojnë, gjë e cila do t'i kushtojë atyre me shpenzime të mëdha e të përballueshme për disa familje, ose të humbasin javët e para të ligjëratave e ushtrimeve.

Për shkak të papërgjegjshmërisë së QS nuk duhet të pësojnë studentët. Studentët që kanë kryer pagesat për këtë muaj nuk kanë pse të paguajnë edhe për muajin nëntor.

Nëse këtyre studentëve nuk i mundësohet vendosja në konviktin numër tre, ose strehimi i përkohshëm në konviktet e tjera, atëherë asnjëri prej tyre nuk duhet të penalizohet për mosvijueshmërinë e ligjëratave dhe ushtrimeve përgjatë kësaj periudhe.

Fatkeqësisht, problemet e parregullësitë e tilla në Qendrën e Studentëve janë të vjetra. Të vetmit që janë dëmtuar tash e sa kohë janë studentët, tash është koha të ndërmirren masa ndëshkuese edhe ndaj drejtuesve të QS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat