Vushtrria mund të vërshohet nga lumi Silnica, kryetari apelon për vigjilencë

Kosova

Vushtrria mund të vërshohet nga lumi Silnica, kryetari apelon për vigjilencë

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:33
Vushtrria

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi njofton se pas reshjeve të dendura, lumi Silnica sonte mund të arrijë pikën kritike për vërshime.

Ai apelon te banorët e lagjeve përgjatë lumit Silnica, që sonte të jenë shumë vigjilentë dhe të përgatitur, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë

Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e ujit nga Lumi Llap e Drenica, e kanë ngritur nivelin e Lumit Silnica. Andaj, pa krijuar panik,  i ftoj veçanërisht banorët e lagjeve përgjatë Lumit Silnica, që sonte të jenë shumë vigjilentë dhe të përgatitur, pasi nga e kaluara,  Lumi Silnica e arrin pikën kritike për vërshime disa orë pas reshjeve.

Megjithatë, Shtabi i emergjencave është në gatishmëri për t’ju dalë në ndihmë 24 orë qytetarëve të Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë

Ferit Idrizi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat