​Prodhimi nga termocentralet ishte 460.04 GWh në muajin shtator

Kosova

​Prodhimi nga termocentralet ishte 460.04 GWh në muajin shtator

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Në muajin shtator të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 460.04 GWh, prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 9.03 GWh dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 35.75 GWh.

Në raportin më të ri të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bëhet e ditur se gjatë muajit shtator 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.52 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike 314.96 GWh ose 6.1% më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.22%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2022 ishte 273.26 GWh, ndërsa eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 323.55 GWh, përfshirë edhe transmisionin.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 8.44 mijë ton ose 57.22% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat