Stolisja e qyteteve në kohë të festave të fundvitit, KEDS del me një apel

Kosova

Stolisja e qyteteve në kohë të festave të fundvitit, KEDS del me një apel

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Zyrtarja për media në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Margarita Rashiti, ka folur për dekorimet e qyteteve në kohë të festave të fundvitit.

Ajo, tha se secila dritë, në kohë krize, është pengesë e madhe, por se  nuk munden me ndal gëzimin dhe festën.

Rashiti kërkoi që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, nga të gjithë. Madje, ajo shtoi se janë edhe në përpilim të kërkesës që të ndalet edhe ndriçimi publik, ku nuk është i nevojshëm.

Ajo shtoi se “siguria është parësore, por ne e kemi të domosdoshme me e marr një vendim të tillë që me u ndal ndriçimi publik aty ku munden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat