Dhunimi në Ferizaj, reagon Kuvendi i Kosovës

Kosova

Dhunimi në Ferizaj, reagon Kuvendi i Kosovës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:10
Kuvendi i Kosovës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka reaguar për shkak të rasteve të fundit të dhunës seksuale në Kosovë.

Sipas këtij komision, rasti i fundit i ndodhur në komunën e Ferizajt, është tronditës dhe si raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor dhe të pashlyeshëm.

“Jemi jashtëzakonisht të brengosur si Komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë”.

“Mendojmë se është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepen përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat