​Këshilli Prokurorial i Kosovës e Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

Kosova

​Këshilli Prokurorial i Kosovës e Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Dogana e Kosovës (DK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Qëllimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

Të gjitha të dhënat nga Dogana e Kosovës në prokurori do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet e tyre për menaxhimin e lëndëve dhe anasjelltas.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryesuesi i KPK-së dhe drejtori i Doganës së Kosovës vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm të dy institucioneve përkatëse, duke thënë se ky memorandum i nënshkruar sot vërteton gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, me qëllimin e vetëm - fuqizimin e luftës kundër dukurive kundërligjore, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat