Ministria e Arsimit inicion shkëputjen e kontratës kolektive me sindikatën

Kosova

Ministria e Arsimit inicion shkëputjen e kontratës kolektive me sindikatën

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka iniciuar shkëputjen e kontratës kolektive me Sindikatën e Arsimit, e nënshkruar më 22 janar të vitit 2021. Përfaqësues të komunave po vlerësojnë se barra financiare ka ra mbi komunat edhe pse nuk kanë qenë palë nënshkruese.

Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën kolektive Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të 21 janarit 2021. Në lidhje me këtë vendim, Ministria e Arsimit në një përgjigjeje me shkrim i tha Radio Kosovës se për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, është iniciuar shkëputja e kontratës kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.

“Për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka iniciuar shkëputjen e kontratës kolektive të nënshkruar më 22 janar 2021. Si ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë, nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit, thuhet në përgjigje.

Përfaqësues të komunave po vlerësojnë se barra financiare e zbatimit të kësaj  kontrate, tani më ka rënë mbi komunat edhe pse nuk kanë qenë palë nënshkruese. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i tha Radio Kosovës se komunat kanë kërkuar që barra financiare e zbatimit të kontratave kolektive të jetë e nivelit qendror dhe jo e komunave.

Barra financiare e zbatimit të kontratave kolektive ka ra mbi komunat  e që ka qenë e padrejtë, për arsye se komunat nuk kanë qenë palë nënshkruese. Asociacioni i Komunave dhe komunat kanë kërkuar që kontratat kolektive të zbatohen me mjete financiare nga niveli qendror dhe jo nga niveli lokal. Por nuk është gjetur përkrahje nga niveli qendror”, tha Ibrahimi.

Njohës të Arsimit po vlerësojnë se është i nevojshëm një ri-negocim i kontratës kolektive. Rinor Qehaja, nga Instituti “Edguard”, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se rreth ligjshmërisë se kësaj kontrate  do të vendosë gjykata.

“Mësimdhënësit tanë meritojnë përkrahje dhe incentivë në punën e tyre dhe kjo shpresoj të institucionalizohet sa më shpejt, me një ri negocim të kontratës kolektive dhe atë së bashku me një sistem të mirëfilltë të llogaridhënies. Se a ka qenë e jashtëligjshme kontrata, kjo është diçka që do të vendoset nga gjykata”, theksoi Qehaja.

Në vendim të Ministrisë se Arsimit  thuhet se Kontrata kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave. Kjo Kontratë kolektive ua mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat