Reagon kryetari i Kamenicës për pikturën e Kurtit me luan

Kosova

Reagon kryetari i Kamenicës për pikturën e Kurtit me luan

Më: 10 mars 2023 Në ora: 09:51
Kadri Rahimaj

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj, në zyren e tij ka vendosur një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe si hije e tij figura e një luani.

Rahimaj ka shndërruar kreun e shtetit në mbretin e xhunglës, luanin.

Por, kreu i Kamenicës  ka thënë se pikturën e Kurtit në zyre e ka dhuratë.

Image
Kadri Rahimaj dhe piktura

Ai këtë pikturë e ka pranuar si dhuratë në vitin 2022, ndërsa është pikturuar nga një profesoreshe e artit në Kamenicë.

“Kjo pikturë është pikturuar nga një profesoresh e artit në Kamenicë në maj të vitit 2020”, tha ai.

Sipas kryetarit kjo pikturë ka ngjallur shumë debate.

Image
Kadri Rahimaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat