Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike në QKUK: Mungesa e anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike

Kosova

Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike në QKUK: Mungesa e anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:28
QKUK

Violeta Zatriqi, drejtoreshë në Klinikës e Kirurgjisë Plastike në QKUK ka bërë të ditur sfidat me të cilat përballët kjo klinikë.

Zatriqi tha se mungesa e  anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike.

“Klinika jonë si çdo klinikë tjetër po ballafaqohet me problemin e anesteziologëve, se po të kishim më shumë do të kryenim numër më të madh të intervenimeve kirurgjike”, deklaroi ajo.

Kirurgjia Plastike e ka edhe një hall.

Në mungesë të Qendrës për Djegie, pacientët po referohen jashtë vendit.

Zatriqi thotë se kjo po i kushton buxhetit të ministrisë rreth 100-200 mijë euro për pacientë.

“Ne trajtojmë çdo ditë djegie, numri është shumë i lartë. Momentalisht kemi 7 djegie ku 4,5 janë fëmijë dhe një e kemi në mjekimin intensiv si djegie madhore. Kemi bërë përpjeke dhe bisedime për ndërtimin e një Qendre kemi adresuar edhe në SHSKUK edhe MSH për ndërtimin e kësaj qendre, nuk duhet t’i referojmë pacientët jashtë vendit që ta shpenzojmë buxhetin tonë për një pacientë rreth 100-200 mijë euro kur kirurgët i kemi të specializuar për këtë çështje”, tha Zatriqi.

Përndryshe, që nga fillimi i këtij viti deri tani 320 femra janë diagnostikuar me kancer në gji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat