Sot në Sallën e Senatit në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbahet ceremonia solemne e promovimit të 10 doktorantëve të Universitetit të Prishtinës.
Kandidatët që do të shpallen doktorantë janë nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematiko - Natyrore dhe nga Fakulteti i Mjekësisë.