Prishet asfalti pa i mbushur 24 orë

Kosova

Prishet asfalti pa i mbushur 24 orë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:15
Asfalti i shtruar mbrëmë në magjistralen Gjakovë-Pejë

Asfalti i shtruar mbrëmë në magjistralen Gjakovë-Pejë, në fshatin Skivjan, sot është dëmtuar.

Dje pjesët e dëmtuara të rrugës kryesore në fshatin Skivjan të Gjakovës ishin asfaltuar, ndërsa po u bërë 24 orë të plota ka dalë në pah cilësia e dobët e punimeve.

Banori i Skivjanit, Hazir Rragamaj, tha për KALLXO.com se arnimi i rrugës kryesore me asfalt ka filluar dje, kurse sot duket sikur ishte intervenuar vite me parë.

Ekskavatorët të kompanisë punëkryese shiheshin ende buzë rrugës të parkuar, por jo edhe punëtorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat