Familjarët e viktimave tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në bjeshkët e Deçanit - Bota Sot
Familjarët e viktimave tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në bjeshkët e Deçanit

Kosova

Familjarët e viktimave tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në bjeshkët e Deçanit

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 16:40
Familjaret

Në aksidentin e rëndë të ndodhur dje në bjeshkët e Deçanit, ku dy persona humbën jetën, Gëzim Nitaj dhe vajza e tij 16 vjeçe Agnesa Nitaj, nga fshati Drenoc, për TV Dukagjinin kanë rrëfyer familjarët e tyre.

Vëllai i të ndjerit Gëzim Nitaj, Vllaznimi,  i cili i shpëtoi aksidentit, thotë se ata kishin ardhur nga Gjermania, dhe ishin nisur për t’i vizituar prindërit e tyre në bjeshkët e Deçanit.

Sipas tij e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti në automjet.

Ai tregon se me ndihmën e disa studenteve nga Çekia, ka arritur të nxjerr trupat e tre fëmijëve të tjerë, të cilët sot janë jashtë rrezikut për jetë.

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Drenoc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat