“Muaji i rinisë” nis nga Rahoveci, organizohen aktivitete të shumta

Kosova

“Muaji i rinisë” nis nga Rahoveci, organizohen aktivitete të shumta

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:36
ilustrim

Në Rahovec filluan aktivitetet e të rinjve “Muaji i rinisë”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aktivitetet ditore në Rahovec u mbajtën në parkun e qytetit që u organizuan nga Qendra Rinore “SHL-Kosova” dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Gjatë tërë ditës të rinjtë e komunës së Rahovecit patën mundësi që të zhvillojnë një mori aktivitetesh kulturore, zbavitëse e sportive.

Në bashkëpunim me shkollat e mesme në Rahovec u organizuan gara në Streetball, ku morën pjesë disa ekipe të rinjsh.

Po ashtu pati lojëra në ping-pong, pikturim, shkrimi i muraleve me porosi për përfshirjen e të rinjve në jetën publike, këndim dhe aktivitete të tjera rinore. 

Aktivitetet rinore kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të pasdites. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat