MTI-ja ka dërguar për analiza 15 mostra të lodrave në Amsterdam. Rezultatet brenda javës.
Dëshira është e madhe për të pasur sa më shumë lodra.
Por loja me disa prej tyre mund të jetë rrezik për fëmijët e Kosovës.
Ka dyshime se shumë prj lodrave përmbajnë elementa kancerogjene.
Për këtë arsye Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nga marsi i këtij viti, ka marrur mostrat e 15 lodrave i ka dërguar në Amsterdam, për analiza për shkak të dyshimeve që janë ngritur.
Këtë lajm e ka konfirmuar për T7 ministri Bajram Hasani.
E në rast se këto analiza rezultojnë negative fëmijët sipas Hasanit, do të mund të mbesin pa disa lloje lodrash.
Sipas Hasanit, këto analiza do ti kushtojnë MTI-së rreth 30 mijë euro, derisa rezultatet do të bëhen publike brenda kësaj jave.
Megjithatë, këtë vendim të ministrit Hasani po e përkrahin prindërit.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës vetëm brenda këtij viti në Kosovë janë futur lodra të ndryshme për fëmijë në vlerë rreth nëntë milion euro.