Zëvendësministri raporton se u ka uruar mësuesve të Klinës 7 marsin - Bota Sot
Zëvendësministri raporton se u ka uruar mësuesve të Klinës 7 marsin

Kosova

Zëvendësministri raporton se u ka uruar mësuesve të Klinës 7 marsin

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Esat Raci ka raportuar se për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, është takuar me mësimdhënës nga komuna e Klinës, ku i ka uruar për ditën e tyre dhe i ka falënderuar për punën dhe përkushtimin ndaj arsmit shqip.

Raci i ka treguar kryeministrit se në njërin nga takimet me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri dhe zëvendësministrat e tjerë ka potencuar nevojën për ambientimin e të gjithë stafit të MZhR-së në një objekt të përbashkët.

Zëvendësministri Raci në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka thënë që së bashku me ministrin Demi dhe zëvendësministrat e tjerë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga FSK-ja, për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, për nder të 20 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike Jashari”, ka shkruar Raci në raportin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...