Ulje e temperaturave, shi dhe vranësira në Kosovë - Bota Sot
Ulje e temperaturave, shi dhe vranësira në Kosovë

Kosova

Ulje e temperaturave, shi dhe vranësira në Kosovë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Ditëve në vijim mot i ndryshueshëm, me diell dhe shi.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 29C.

16.08-17.08 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

18.08 - Paradite mot kryesish me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

19.08 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 29C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...