Sot shi dhe bubullima

Kosova

Sot shi dhe bubullima

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 07:29
Ilustrim

26.08 - Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e më vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.08-28.08 - Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me reshje shiu, e gjatë ditës të shoqëruara edhe me bubullima. Reshjet e shiu do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së martë, e gjatë ditës pritet të pushojnë. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
29.08 - Mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare dhe do të sillen me minimale nga 14C deri në 16C, e maksimale deri në 31C. Në fillim të javës së ardhshme do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet pritet të zbresin deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 21C, e nga mesi i javës do të rriten deri në 27C.
Era do të fryejë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s, e nga mbrëmja e së dieles do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat