20 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani

Kosova

20 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:18
20 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani

Komuna e Shtimes organizon sot manifestimin “20 vjetori i rënies martire të familjes Asllani”.

Fillimisht do të bëhen homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Rancë, duke nisur nga ora 10:00 dhe pastaj do të mbahet një orë përkujtimore në fshatin Rancë nga ora 11:00.

Më 26 gusht të vitit 1998, artileritë serbe, vranë 11 anëtarë të familjes Asllani, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.

Në këtë ngjarje të dhimbshme, kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998). Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat