Edicioni i 17-të i HardhFest-it nis me pamje kah vneshta

Kosova

Edicioni i 17-të i HardhFest-it nis me pamje kah vneshta

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:49
Organizatore e Hardh Fest

(E plotësuar)- Me slloganin "Me pamje kah vneshta", edicioni i 17-të i festivalit HardhFest do të mbahet në datat 7, 8, dhe 9 shtator, në konakun e Rahovecit.

Dea Luma, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Publikun nga HardhFest, gjatë një konferencë për media sot njoftoi se festivali i vjeljes së rrushit sivjet do të sjellë aktivitete të reja, siç është ekspozita "Rahoveci dhe rahovecianët ndër vite", si dhe, tregoi se përgjatë tri netëve do të ketë koncerte me muzikë rock.

Kurse Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tregoi se kjo komunë ka formuar këshillin organizativ për këtë festival, dhe tha se tashmë janë gati ta japin kontributin e tyre.

Drejtori artistik i HardhFest-it, Gardalin Shtavica, tregoi disa nga bendet dhe artistët që do të performojnë në këtë festival. Ai njoftoi se në HardhFest do të vijë ekskluzivisht Eugent Bushpepa, për herë të parë pas pjesëmarrjes në Eurovizion.

Në HardhFest do të performojë edhe grupi Troja, Kee Marcello, bende të tjera lokale dhe botërore. Kurse Ylber Bajraktari, përfaqësues nga StoneCastle, tha se janë gati që ta përkrahin këtë festival në çdo aspekt. Ai njoftoi që në kuadër të Hardhfest-it, StoneCastle do të promovojë dy produkte të reja. 

Konferencë për edicionin e 17-të të Hardh Fest (Drejtpërdrejt)

Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta” këtë vit mbahet edicioni i 17-të i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest.

Për këtë sot mbahet konferencë për shtyp, ku do të zbulohet Line Up-i Hardh Fest 2018.

Konferenca mbahet në Rockuzinë, me fillim nga ora 10:00.

Gjatë kësaj konference do të zbulohet edhe emri i njërit nga legjendat botërore të Rockut, i cili vjen për herë të parë në Ballkan, e që do të jetë artisti kryesor në Hardh Fest 2018.

Festa e vjeljes së rrushit, Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7,8 dhe 9 Shtator në Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat