Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës do të jenë në zhvillim si pasojë e ndryshimit të disa elementeve meteorologjike, kështu që do të krijohen mundësit për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.