Fundjava me diell dhe reshje shiu

Kosova

Fundjava me diell dhe reshje shiu

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Ditëve në vijim mot i nxehtë dhe me diell, nga sot orëve të pasdites priten reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet nga 29C deri në 31C.

31.08 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

1.09-2.09 - Në fundjavë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

3.09 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga jugu 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat