Shënohet 22 shtatorin - Dita pa makina - Bota Sot
Shënohet 22 shtatorin - Dita pa makina

Kosova

Shënohet 22 shtatorin - Dita pa makina

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 08:57
Ilustrim

Sot edhe në Kosovë shënohet dita pa makina. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, OJQ-të “Lets do it Kosova”, “REC”, “GAC” dhe SHFMU “Shkolla e Gjelbër” shënon 22 Shtatorin Ditën Ndërkombëtare pa Makina.

Aktiviteti shënohet para objektit të Qeverisë gjegjësisht ndërtesës “Ish Rilindja”, ndërsa, “Adventure Trips Kosovo” organizon një tur me biçikleta.

Dita Botërore e Qyteteve pa makina është një përkujtim i jetës publike e qytetare, e lirë nga zhurmat, stresi dhe ndotja e makinave. Ditët pa makina janë organizuar fillimisht gjatë krizës së naftës në 1970ën, ndëra në qytetet europiane janë organizuar në fillim të viteve 1990-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera