Kuvendi i Komunës aprovon një mori projektesh për investime në qytetin e Klinës

Kosova

Kuvendi i Komunës aprovon një mori projektesh për investime në qytetin e Klinës

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:38
Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur seancën e rregullt të punës

Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur seancën e rregullt të punës, ku është diskutuar rreth draft buxhetit për vitet 2019-2021.

Në këtë mbledhje të Kuvendit, asamblisti Petrit Palushi, ka propozuar një varg projektesh për investime në Komunën e Klinës, të cilat kanë marrë shumicën e votave nga asamblistët e Kuvendit.

“Sot me 25.09.2018 u mbajt vazhdimi i seancës se Vlll-të te rregullt, të punës për vitin 2018,në kuvendin Komunal të Klinës .Si pikë e rendit të ditës ishte draft buxheti për vitet 2019-2021.Pas propozimeve dhe kërkesave që dolën nga anëtarët e kuvendit për projekte dhe investime në zona te ndryshme në komunën e Klinës, unë si anëtar i kuvendit komunal(asamblist) i propozova këto projekte, gjë qe falë kolegeve u aprovuan me 16 vota pro”, ka shkruar Palushi në profilin e tij.

Këto janë projektet të cilat janë propozuar për investim në Klinë:

Projektet e propozuara ne vijim janë:

1.Vazhdimi i rrugës ne fshatin Krushevë e Madhe,nga aty ku do te perfundon projekti i filluar,ne bashkfinancim me ministrinë e infrastruktures,gjegjesisht deri tek lagjëja Gojani dhe Kolaj.

2.Asfaltimi i rrugëve lokale dhe ndertimi i kanalizimit në fshatin Radulloc,gjegjësisht ne lagjet Duhanaj.

3.Asfaltimi i rrugës qe dergon deri tek varrezat në fshatin Budisalc,aty ku ësht perfundu projekti në bashkëfinancim me ambasadën Britanike.

4.Asfaltimi i rrugës ne fshatin Jagodë,gjegjësisht ne lagjën Gojani,Milicaj dhe Ndrecaj.

5.Ndertimi i kanalizimit ne fshatin Jagodë.

6.Ndertimi i ujësjellësit dhe sjellja e ujit të pijes në fshatin Jagodë.

7.Asfaltimi i rruges qe kalon afër lumit Klina qe dergon ne fshatin Dresnik.

8.Ndertimi i kanalizimit ne fshatin Videjë.

9.Vazhdimi i kanalit te ujitjes që vjen nga penda e Kamishit deri ne fshatin Jagodë.

10.Trotuari nga fshati Krushevë dhe fshati Videj deri tek shkolla e fshatit Jagodë.

11.Asfaltimi i rrugës nga Zllakuqani deri tek fshati Ranoc dhe Leskoc.

12.Ndriçimi i rrugës nga Premarketi deri tek lagjëja Marku ne fshatin Deiq.

13.Asfaltimi i rrugës ne lagjen Hajdaraj ne fshatin Deiq.

14.Ndriçimi i rrugës nga Baci Petrol deri tek qendra në Zllakuqan.

15.Ndertimi i kanalizimit në fshatin Krushevë e Vogel dhe sjellja e ujit të pijes.

Ne fund kerkesa ime ?sht qe të rritet buxheti per sektorin e shëndetsis,për rritjen e cilësis s? sherbimeve shëndetsore dhe implementimin e projektit në bashkpunim me Caritasin.

Zotimi i kryetarit z.Elezaj ?sht qe këto projekte do te implemëntohen gjatë periudhës se vitit 2019.

Faleminderit grupit të asambleistëve të AAK-se dhe gjitha gurpeve tjera qe votuan Pro ketyre projekteve të propozuara në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat