Rregullohen gjashtë rrugë në Senik të Malishevës

Kosova

Rregullohen gjashtë rrugë në Senik të Malishevës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:53
Malishevë

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, në fshatin Senik ka filluar rregullimi i gjashtë rrugëve, ku pesë prej tyre do të asfaltohen dhe njëra do të shtrohet me rërë.

Punimet në rregullimin e këtyre rrugëve i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi.

Nënkryetari Berisha, tha se është ndarë i kënaqur me ecurinë dhe kualitetin e punimeve deri më tani, ku operatori është duke i përgatitur rrugët për asfaltimin e tyre.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur, se këto rrugë, janë pjesë e planifikimeve komunale dhe kanë qenë kërkesa të banorëve të fshatit Senik.

Drejtori i Urbanizimit, Islam Vrenezi, ka njoftuar se janë duke u shtruar gjashtë rrugë në këtë fshat, ku pesë prej tyre do të asfaltohen ndërsa një rrugë tjetër, do të shtrohet vetëm me rërë, por që do të jetë më lehtë e qarkullueshme. Sipas tij, rregullimi i këtyre rrugëve mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat