Moti sot dhe nesër në Kosovë

Kosova

Moti sot dhe nesër në Kosovë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:06
Ilustrim

Të hënën priten reshje lokale shiu, më pas mot i mirë dhe kryesisht me diell. Por prej të martës së ardhme temperaturat në vend pritet që të jenë me diell. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C

7.10.2018 - Vorbulla ciklonike e stacionuar mbi Itali, ka filluar të humbas fuqinë, mirëpo gjatë ditës së sotme dhe të hënën, pritet të sjellë vransira mbi vendin tonë, vende-vende të shoqërura edhe me reshje lokale shiu dhe me bubullima.

Nga dita e martë, fusha anticiklonike nga Europa perëndimore dhe qëndrore, sërish do të fuqizohen mbi rajon duke kushtëzuar mot stabil dhe me diell, derisa temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

8.10 - Mot me vransira dhe diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende të shoqërura edhe me bubullima.

9.10 - Mot i mirë kryesisht me diell.

10.10-12.10 - Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s..
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksura mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat