Inspektohet furra që furnizon nxënësit malishevas me kifle

Kosova

Inspektohet furra që furnizon nxënësit malishevas me kifle

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:44
Inspektohet furra që furnizon nxënësit malishevas me kifle

Inspektorët e Komunës së Malishevës, të prirë nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, sot në orët e para të mëngjesit, kanë inspektuar furrën e bukës “MELI-ek”, e cila furnizon shkollat me kifle.

Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se pastërtia në ambientet e furrës, e deri në shpërndarjen e kifleve, është në nivelin e duhur.

“Kjo furrë bën furnizimin e shkollave me kifle, për nxënësit nga klasat parafillor, deri në klasat e pesta, andaj këtë furrë, sikur edhe furrat tjera, ne e mbikëqyrim në vazhdimësi. Gjatë inspektimit, inspektorët komunal, kanë konstatuar se pastërtia është në nivelin e duhur, e po ashtu edhe cilësia e prodhimeve”, tha drejtori Kastrati.

“Të gjitha furrat dhe të gjitha ndërmarrjet që merren me prodhime ushqimore dhe shërbyese, do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të banorëve të Komunës së Malishevës”, ka deklaruar Kastrati.

Inspektorati i Komunës së Malishevës, gjithashtu kanë vizituar edhe disa nga shkollat, për tu njoftuar nga nxënësit, nëse ata janë të kënaqur me kiflet që ju shërbehen. Komuna e Malishevës, në vazhdimësi furnizon shkollat me kifle, për të gjithë nxënësit nga klasat parashkollor deri në klasat e pesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat