Vazhdojnë punimet në autostradën "Arbën Xhaferi" - Bota Sot
Vazhdojnë punimet në autostradën "Arbën Xhaferi"

Kosova

Vazhdojnë punimet në autostradën "Arbën Xhaferi"

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:15
Punimet në autostradën "Arbën Xhaferi"

Në hapësirat punuese të autostradës "Arbën Xhaferi", konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës, ku edhe ka ndodhur sot aksidenti, punimet janë duke vazhduar edhe tani.

Në këto hapësira punuese janë parë edhe zyrtarë policorë, të cilët kanë hetuar rastin e aksidentit, ku janë lënduar 6 punëtorë.

Ndërkaq, rruga nacionale N2 që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, është bllokuar.

Siç ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës kjo rrugë do të jetë e bllokuar për një periudhë kohore prej tri orëve, me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e trasesë dhe një vinçi në hapësirat punuese të autostradës, ku kanë pësuar lëndime 6 punëtorë.

Të njëjtit sipas shefit emergjent të Spitalit në Ferizaj,  dr. Skender Fazliu janë jashtë rrezikut për jetë, ku për veç njërit që është dërguar në Qendrën Emergjente, pesë të tjerët pas trajtimeve të marrura janë liruar të shkojnë në shtëpi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...