Këto lagje të Prishtinës sot 7 orë pa ujë

Kosova

Këto lagje të Prishtinës sot 7 orë pa ujë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjes Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së sotme prej orës 9 deri në orën 16 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të  ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat