Tahiri: Zyrtarët me aktakuza do të pezullohen nga puna me sistemin e ri ligjor - Bota Sot
Tahiri: Zyrtarët me aktakuza do të pezullohen nga puna me sistemin e ri ligjor

Kosova

Tahiri: Zyrtarët me aktakuza do të pezullohen nga puna me sistemin e ri ligjor

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:13
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar se në nëntor do të shkojë në Kuvend për votim Kodi i ri i Procedurës Penale, i cili parasheh edhe pezullimin e zyrtarëve institucional që kanë aktakuza. Ministri Tahiri ka treguar për këtë ndryshim dhe ka treguar arsyen se pse duhet Kosova ta ketë një ligj të tillë.

Paralajmërimin se Kodi i ri i Procedurës Penal do të kalojë në Kuvend në nëntor të këtij viti, e ka bërë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri ka thënë se ndryshimi kryesor i Kodit të ri Penal është pezullimi i zyrtarëve që kanë aktakuza.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se Projekt-Kodi Penal tashmë është në shqyrtim mes dy leximeve në Kuvend, dhe janë hartuar dhe propozuar amendamentet e reja që i ndalojnë personit zyrtar ushtrimin e funksionit në administratën publike apo në shërbimin publik deri në 10 vjet nga aktgjykimi dënues.

“Kjo dispozitë parasheh që kur zyrtari publik të dënohet për vepër penale të korrupsionit, atij t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në shërbim publik deri në dhjetë vjet”, tha Tahiri.

Ndërsa, në Projekt-Kodi i Procedurës Penale, Tahiri tregoi se janë propozuar dispozita lidhur me pezullimin e zyrtarëve të lartë publik.

“Qëllimi i këtij propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimin e mëtejshëm i autoritetit, në mënyrë që përmes pezullimit të mos u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme”, ka thënë ministri Tahiri.

Kështu, nenet që janë propozuar në këtë Projekt-Kod të Procedurës, ministri thotë se vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit, apo keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, “…ndërsa momenti apo koha e suspendimit do të merrej sipas legjislacionit përkatës në fuqi, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...