Administrata Publike e rrezikuar nga korrupsioni

Kosova

Administrata Publike e rrezikuar nga korrupsioni

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:56
Në një tryezë pune mbi Etikën dhe Deontologjinë në Administratën Publike

Në një tryezë pune mbi Etikën dhe Deontologjinë në Administratën Publike, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe përkrahur nga MAPL dhe Ambasada franceze u fol për praktikat e mira të administratës publike nga shërbimi civil francez.

Bruno Nicoulaud ekspert francez në administratë tha se Administrata Publike rrezikohet më së shumti nga korrupsioni. Por i njëjti që vepron ne Francë bëri me dije se edhe në shtetin e tij ka korrupsion në administratë, 

E kjo sipas tij ndodhë pasi që pagat e sektorit civil janë të ulëta. Andaj për ta evituar korrupsionin në këtë sektor, duhet të rriten pagat dhe pjesëtarët e sektorit civil, ta kanë lirinë e të vepruarit.

Francezi dhe edhe shembuj të mirë të përvojës se shtetit të Francës ku tha se me ligj sanksionohen të gjithë puntorët e sektoeit civil që në rrethana të caktuara nuk i lajmrojnë rastet kur ka konflikt interesi.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe ambasadori i Francës Didier Chabert dhe ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat