Limaj: Të merremi vesh çka duhet të dialogojmë, mos të kukasim pastaj

Kosova

Limaj: Të merremi vesh çka duhet të dialogojmë, mos të kukasim pastaj

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:57
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se seanca e sot me e Kuvendit të Kosovës duhet të shfrytëzohet për rikthim në normalitet, pasi sipas tij çështja e dialogut ka dalë tash e 7 vjet nga konteksti.

Limaj ka ftuar që të gjithë të bashkohen për të dëshmuar se Kosova mund të dalë faqebardhë në proceset që po futet. Sipas tij, këtu nuk është çështje e numrit.

Limaj: Qe 7 vite na ka dalë nga konteksti tema e dialogut

“Tash e 7 vjet për këtë temë Parlamenti i Kosovës u kthye në një arenë të diskutimeve, të përplasjeve, të garës mes vete rreth asaj se kush është më patriot e kush nuk është. Dhe në fakt çdo herë këto seanca kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. Tash e 7 vite tema më e rëndësishme na ka dalë jashtë kontekstit, jashtë normalitetit institucional të vendit tonë. Le të na shërbejë ky moment dhe kjo iniciativë që të gjithë së bashku të japim kontributin për ta kthyer në normalitet dhe në rrugë institucionale çështja e dialogut... 87 vota i ka pasur përbërja e kaluar dhe ka shku e ka bërë gabime kardinalë në Asociacionin. Nuk është çështje numri ”, tha Limaj.

Limaj tha se Kosovës i janë zbehur të arriturat e deritashme për shkak të papërgjegjësisë dhe shumë arsyeve tjera.

Limaj: Nuk i ndihmojmë debatit duke folur për të kaluarën

“Kemi lëshuar momente shumë të rëndësishme këto 7 vite, të cilat do të na e mundësonin për ta fuqizuar shtetin tonë... Sot besoj, nuk i ndihmojmë as debatit e as asaj çka po flasim nëse i kthehemi të kaluarës dhe shkojmë përsëri në shtëpi duke mos zgjidhur asgjë”, u shpreh Limaj.

***

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij në Kuvend ka ftuar deputetët të gjejnë një zgjidhje për siç e ka quajtur temën e rëndësishme të vendit-dialogun. Ai ka thënë se shtatë vite janë humbur në Parlament dhe sipas tij salla e kuvendit është kthyer në arenë të diskutimeve, përplasjeve, garës kush është më patriot etj.

Limaj tha se është më mirë të merren vesh se çka të dialogojnë me Serbinë dhe të mos kukasin pastaj. Përsëriti se shtatë vjet është kukatur në parlament dhe nuk është bërë asgjë për punën e dialogut me Serbinë.

“Kjo seancë do të na shërbejë të kthehemi në normalitet dhe funksionalitet të plotë institucional.

Parlamenti është kthyer në një arenë të diskutimeve, përplasjeve, garës kush është më patriot.Tema ma e rëndëishmë na ka dalë jashtë kontekstit, dialogu”, tha Limaj.

Kryenegociatori i bisedimeve i emeëruar nga kryeministri Haradinaj, ka akuzuar deputetët që kanë humbur shumë kohë duke mos bërë asgjë për dialogun. Shtoi se e kanë për detyrë ta orientojnë popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat