Nesër aksion pastrimi në Janjevë

Kosova

Nesër aksion pastrimi në Janjevë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Let’s Do It ju njofton se nesër [4 nëntor] do të organizohet aksion pastrimi në Janjevë të Lipjanit, duke filluar nga ora 11:00, në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën".

Aksioni fillon nga shkolla fillore “Shtjefën Gjeqovi”, për të vazhduar pastaj në qendër të fshatit të Janjevës. Po ashtu, do të bëhet pastrimi i lumit të fshatit, si dhe do të pastrohet deponi ilegale e mbeturinave, thuhet në njoftim.

Në aksionin e nesërm merr pjesë ekipi i Let’s Do It, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë komunalë, si dhe banorë të Janjevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat