Autostrada Prishtinë-Pejë larg finalizimit

Kosova

Autostrada Prishtinë-Pejë larg finalizimit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 21:46
Autostrada Prishtinë-Pejë larg finalizimit

Afro 200 milionë euro është vlera për rregullimin e autostradës Prishtinë-Pejë.

Por, punimet në rrugën e cila lidh Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën me Malin e Zi, nuk kanë përfunduar tërësisht.

Banorët e kësaj pjese thonë se disa punë të pakryera u krijojnë rreziqe të mëdha.
Ka të atillë që thonë se shumë herë u është rrezikuar jeta nga mundësia e madhe për t’u aksidentuar.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati paralajmëruar se punimet e kësaj rruge, të nisura vite më parë, do të përfundonin brenda vitit 2018.

Ministria e Infrastrukturës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Kohavision-it për arsyet e vonesave në punime.

Për këtë projekt, 71 milionë euro ka ndarë BERZH-i dhe 85 milionë të tjera Banka Investive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat