Vetëvendosje shënon me disa aktivitete dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Kosova

Vetëvendosje shënon me disa aktivitete dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 08:33
Astrit Dehari

Lëvizja Vetëvendosje shënon me disa aktivitete dyvjetorin e vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Dehari.

Me këtë rast, në orën 10:00 do të bëhen homazhe te varri i tij.

Vetëvendosje poashtu do të zhvillojë vizitë te familja e aktivistit Astrit Dehari .

Gjithashtu do të dhurohet gjak në mënyrë vullnetare në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë aktivitetet e VV-së me rastin e shënimit të këtij përvjetori:

10:00 – Homazhe te varri (Zllatar, Matiqan)

11:00 – Vizitë te familja Dehari

11:30 – Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, fillojnë vizitat mjekësore në familje të varfra (Prishtinë dhe Fushë-Kosovë)

11:30 – Vendoset tabela me emrin e rrugës “Arbënor e Astrit Dehari” (Afër QKUK-së, në drejtim të Rugës B)

13:30 – Tribunë për dyvjetorin e vdekjes së Astritit. Flasin: Xhelal Sveçla, Arben Vitia etj. (Salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik)

15:00 – Organizohet dhurim vullnetar i gjakut. Një pikë mobile e transfuzionit të gjakut vendoset te Zyra e VV-së (Arbëri, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat