Sistemi Inteligjent i Transportit do të ketë ndikim në rritjen e sigurisë në trafik

Kosova

Sistemi Inteligjent i Transportit do të ketë ndikim në rritjen e sigurisë në trafik

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor i udhëhequr nga ministri Pal Lekaj, janë takuar sot ku u diskutua implementimi i projekteve për rritjen e sigurisë rrugore, me theks të veçantë gjatë natës.

Anëtarët u njoftuan detajisht edhe për projektin e Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS) që do të ketë ndikim të madh në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

“Lekaj theksoi se ky sistem do të ofroj menaxhim të rrugëve sikurse në vendet evropiane. Ai kërkoi bashkërendim të obligimeve nga të gjitha institucionet me qëllim të funksionimit të suksesshëm të ITS-it”, thuhet në një komunikatë për media nga Ministria e Infrastrukturës.

Lekaj tregoi edhe për punën  që po bëhet drejt finalizimit të ndriçimit të autostradave, kyçjeve dhe hyrjeve të qyteteve, proces ky i neglizhuar në vitet e kaluara.

Ai njoftoi edhe për riparim të sistemit të ndriçimit në autostradën "Ibrahim Rugova" që kohë më parë ishin vjedhur pjesët e saj. Prandaj kërkoi nga organet e rendit bashkëpunim për siguri të aseteve infrastrukturore. 

Ndërsa anëtarët e KSTRr-së, me diskutimet e tyre vunë në pah edhe një sërë masash që duhen ndërmarrë në transportin publik të udhëtarëve, infrastrukturën rrugore që të jetë kompatibile me trendet në rritje të numrit të banorëve, masave edukuese dhe disiplinimin e të gjithë atyre faktorëve që ndikojnë në rënien e sigurisë në trafikun rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat