‘T`u sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme më të sigurt’

Kosova

‘T`u sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme më të sigurt’

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Xhafer Tahiri, Shyqiri Bytyqi dhe Murat Sahin

Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, vizituan shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri.

Ministri Bytyqi tha se do të angazhohen në vazhdimësi t`u sigurojnë fëmijëve një të ardhme më të sigurt, një edukim cilësor dhe ambient sa më të mirë, që fëmijët tanë të zhvillohen sikurse fëmijët e Evropës dhe gjithë botës.

“Sot është një ditë e veçantë për fëmijët e gjithë botës ndërsa jemi këtu për të shënuar këtë ngjarje së bashku me nxënësit e shkollës fillore në Vushtrri, ku për disa çaste edhe  diskutuam lidhur me angazhimet që po i bëjmë në vazhdimësi. Entuziazmi i fëmijëve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, programi që ata shfaqën enkas për këtë ngjarje, si dhe pyetjet që ata shtruan, na bëjnë që të angazhohemi dyfish më shumë që së bashku të krijojmë kushte të mira  dhe që ditët e veçanta të jenë të përditshme, të hareshme për të gjithë”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat  Sahin, tha se UNICEF-i angazhohet kudo në botë të mbështesë fëmijët në rritën e tyre, edukimin sa më cilësor dhe perspektivën e tyre në jetë.

Ai ka falënderuar ministrin Bytyqi për angazhimin  e tij, si dhe nxënësit e mësimdhënësit e shkollës në Vushtrri që kjo ngjarje të shënohet në mënyrë të dinjitetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat