Varroset gjyshi i Arbër Zenelit

Kosova

Varroset gjyshi i Arbër Zenelit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:22
Pamje nga varrimi

I është dhënë sot lamtumira e fundit, gjyshit të Arbër Zenelit, futbollistit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Në ceremoninë e varrimit janë parë të pranishëm familjarë e miq të shumtë, por jo dhe vet futbollisti Arbër Zeneli, kjo për shkak të angazhimeve të tij pranë ekipit të futbollit.

Por ndonëse vet Arbëri nuk ishte prezent në varrimin e gjyshit të tij, të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishin edhe Dardanët të cilët shkuan në nderim të të gjithë familjes Zeneli.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, realizoi për Kosovën  mbrëmjen e së martës tre gola në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Sipas raporteve familjarët kishin zgjedhur që mos ta informojnë të birin e tyre Arbërin për rastin tragjik të gjyshit derisa të përfundonte e gjithë ndeshja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat