Mbahet sesion informues me të riatdhesuarit në Malishevë

Kosova

Mbahet sesion informues me të riatdhesuarit në Malishevë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Sesioni informues me të riatdhesuarit në Malishevë

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, sot me të riatdhesuarit në Komunën e Malishevës, mbajti sesion informues për projektin “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”, që do të zbatohet në pesë komunat e Kosovës, përfshirë edhe Malishevën.

Qëllimi i projektit është gjenerimi i të ardhurave dhe trajnimi i të rikthyerve dhe familjeve në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve në formë të të mirave materiale, sikurse janë serra, pajisje  me mekanizëm bujqësorë, perimtari, pemë, të bazuara në kërkesat e aplikuesve.

Përfitues të këtyre granteve do të jenë 105 fermerë, ndërsa përparësi kanë grupet e margjinalizuara të interesuar në sektorin e bujqësisë.

Të pranishmit në fund shtruan pyetje për  projektin në fjalë, ku u përgjigjen përfaqësuesit e IADK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat