Ja çfarë moti do të kemi nesër në vendin tonë - Bota Sot
Ja çfarë moti do të kemi nesër në vendin tonë

Kosova

Ja çfarë moti do të kemi nesër në vendin tonë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin tonë do të mbeten stabile duke krijuar mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në orët e hershme të ditës në shumë zona të ulëta parashihet të krijohet mjegulla si rezultat i radiacionit dhe amplitudave termike.

Nuk parashihen reshje gjatë gjithë ditës së premte. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, me reshje shiu, me pak intervale me diell por që në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha, përjashtuar temperaturat minimale ku mund të zbresin rreth zeros.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...