Policia jep detaje për vetaksidentin në afërsi të Badocit

Kosova

Policia jep detaje për vetaksidentin në afërsi të Badocit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Foto

Sot në afërsi të liqenit të Badocit është rrokullisur një veturë.

Sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në afërsi të liqenit të Badocit ka ndodhur një aksident, raporton lajmi.net.

Në ora 15:30 një veturë është vetrrokullisur me ç’rast një person është lënduar.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

“Rreth orës 15:30 në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në afërsi të liqenit të Badocit një automjet për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe e njëjta është vetaksidentuar. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti

Tutje Ahmeti shtoi se, me rasrin po merret njësiti i trafikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat