Takim bilateral Sllovaki – Kosovë - Bota Sot
Takim bilateral Sllovaki – Kosovë

Kosova

Takim bilateral Sllovaki – Kosovë

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 20:42
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, me këshilltarët e tij, ka zhvilluar një takim bilateral me Sllovakinë në Bratislavë.

Ministri Mustafa, ka treguar për mes një postimi në Facebook, se është takuar me ministren e Brendshme të Sllovakisë, Denisa Sakova.

Sipas tij, në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ja shkrimi i plotë:

TAKIM BILATERAL SLLOVAKI - KOSOVË

Bratislava, 29 Nëntor

Pas përfundimit të punimeve të Forumit të Salzburgut, pata kënaqësinë të mbajmë një takim bilateral me Ministren e Brendshme të Republikës Sllovake znj. Denisa Sakova.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. U dakorduam për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...