Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi më përfaqësuesit e kompanive që kanë ndihmuar studentët e kësaj komune për përfitim të bursave komunale për vitin akademik 2018/19.
Në shenjë falënderimi, kryetari Lladrovci u ka dhënë mirënjohje kompanive, të cilat kanë shprehur vullnetin për t’i ndihmuar studentët me bursa studimi.
Komuna e Drenasit ka ndarë 160 bursa, prej tyre 140 për studentët e nivelit bachelor dhe 20 për studentët e nivelit të studimeve master.
Gjithsejtë nga lista përfituesve të studentëve që i kanë plotësuar kriteret sipas konkursit për përfitimin e bursës janë 227 studentë. Nga lista e përfituesve të bursës kanë mbetur edh