Fillon ndërtimi i trotuarit Malishevë-Dragobil

Kosova

Fillon ndërtimi i trotuarit Malishevë-Dragobil

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:09
Foto

Ka filluar ndërtimi i trotuarit Malishevë-Dragobil, përkatësisht segmenti i parë i këtij trotuari, që shkon përgjatë rrugës Malishevë-Rahovec. Punimet në rregullimin e këtij trotuari sot i kanë inspektuar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi.

Ndërtimi i këtij trotuari është shumë i nevojshëm për sigurinë e kalimtarëve, pasi kjo rrugë është njëra prej më të ngarkuarave, për shkak të rëndësisë që ka kjo rrugë magjistrale Prishtinë-Malishevë-Rahovec-Gjakovë.

“Ka qenë kërkesë e banorëve që jetojnë në këtë pjesë, dhe me qëllim të krijimit të sigurisë, ne kemi filluar dhe po e ndërtojmë këtë trotuar për banorët të cilët domosdoshmërisht lëvizin përgjatë rrugës magjistrale”, tha kryetari Begaj, i cili edhe është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve.

Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka bërë të ditur, se këtë vit është duke u ndërtuar segmenti i parë i trotuarit, që fillon në lagjen e Gurit, e deri tek varrezat e lagjes dhe varrezave të maturantëve, një rrugë shumë e frekuentuar, ndërsa pjesa tjetër e trotuarit, pritet të vazhdoj në vitin e ardhshëm. Në segmentin e parë po ndërtohen 560 metra trotuar dhe është investim i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat