Në 20-të vjetorin e rënies se dëshmorëve të Kombit Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti janë bërë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së Dëshmorëve te varrezat e dëshmorëve në Krushë të Madhe si dhe te vendi i rënies në malet e Pashtrikut.
Sipas kumtesës për media, në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë, si dhe kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorë
Kryetari Latifi ka çmuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve të 4 Dhjetorit 1998.
Për nder të veprës dhe sakrificës së dëshmorëve të Pashtrikut nën patronatin e kryetarit të komunës u mbajt edhe Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe.