Haradinaj: Deklarata e Stoltenbergut për Ushtrinë nuk është një “NO”

Kosova

Haradinaj: Deklarata e Stoltenbergut për Ushtrinë nuk është një “NO”

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:59
Ramush Haradinaj

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, nuk është kundër këtij procesi.

“Nuk ka kërkesa për të mos u bërë ushtria. Qëndrimi i Stolenbergut nëse e lexojmë mirë nuk është një ‘NO’, ka thënë Haradinaj.

Sipas kryeministrit është e drejtë sovrane që Kosova të ketë ushtrinë e saj.

“Është një veprim sovran i një vendi. Kjo nuk e cenon asnjë normë të NATO-s”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur për mbajtjen e seancës së 14 dhjetorit kur do të votohen tri projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri, dhe thotë se për këtë çështje janë votat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat