Në Rahovec vazhdon aksionin "Ta pastrojmë Kosovën" - Bota Sot
Në Rahovec vazhdon aksionin "Ta pastrojmë Kosovën"

Kosova

Në Rahovec vazhdon aksionin "Ta pastrojmë Kosovën"

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:41
Në Rahovec vazhdon aksionin "Ta pastrojmë Kosovën"

Në kuadër të fushatës "Ta pastrojmë Kosovën", komuna e Rahovecit sot ka vazhduar aktivitetin për largimin e mbeturinave.

Aksionit për largimin e mbeturinave iu është bashkuar edhe kryetari i komunës   Smajl Latifi, organizata mjedisor "Ta pastrojmë Kosovën", qytetar të shumtë dhe nxënës të shkollave.

Qëllimi i këtij aksioni është sensibilizimi dhe krijimi i një praktike tek qytetarët, se hedhja e mbeturinave shkatërron mjedisin dhe shëndetin t si dhe u bë thirrje që qytetarët të rrisin vetëdijen për kujdesin ndaj mjedisit, dhe institucionet të vazhdojnë me gjobitjen e ndotësve, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Gjatë këtij aksioni janë pastruar vendi te varrezat e dëshmorëve dhe rruga Rahovec-Drenoc, tek ura e Drenocit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...