Malishevë, bëhet thirrje që të mos përdoren mjetet piroteknike

Kosova

Malishevë, bëhet thirrje që të mos përdoren mjetet piroteknike

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, në mbledhjen e katërt për këtë vit, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha, gjatë trajtimit të temave për sigurinë e përgjithshme, ka bërë thirrje për qytetarët, që të mos përdorin mjete piroteknike për festa e fundvitit.

Fillimisht, KKSB, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile situatën e sigurisë në territorin e Komunës së Malishevës, dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Po ashtu në këtë mbledhje, bazuar në raportet policore, u vlerësua se edhe rastet e veprave penale, kanë shënuar rënie të dukshme dhe kjo është gjë e mirë.

Sipas kumtesës për media, anëtarët e KKSB-së, në kuadër të masave preventive për përdorimin e mjeteve piroteknike, kërkuan nga inspektorati dhe organet tjera, që të mos i lejojnë subjektet afariste të palicencuara dhe shitësit ambulantë, që të shesin mjete piroteknike, ndërsa edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja, u shprehën të gatshëm të që kontribuojnë në këtë drejtim, edhe me ligjërata vetëdijesuese dhe masat tjera, që ti sensibilizojnë qytetarët, që të mos përdoren mjetet piroteknike. Po ashtu, u kërkua që të zbatohet edhe vendimi mos shitjen e mjeteve piroteknike për personat e mitur.

Temë tjetër, e cila u trajtua në këtë mbledhje, ishte edhe përgatitjet për sezonin dimëror, përkatësisht mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat