PSHDK uron të gjithë popullin për formimin e ushtrisë së Kosovës

Kosova

PSHDK uron të gjithë popullin për formimin e ushtrisë së Kosovës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
PSHDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës - PSHDK uron të gjithë popullin e Republikës së Kosovës, e në veqanti ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për miratim të tre projektligjeve nga Parlamenti i Kosovës , të cilat i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, duke kujtuar kështu, që ky moment është veqse një hap më tutje në avansimin e konsolidimit të shtetësisë së Republikës sonë, gurthemelin e të cilës e vuri Parlamenti i Republikës së Kosovës me 17 Shkurt 2008, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, e ku firmëtar të këtij akti historik ishin edhe Demokristianët e Kosovës!

PSHDK një mirënjohje dhe falenderim të veqantë ka për aleatët dhe miqtë strategjik e historik të Republikës së Kosovës, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën Federale të Gjermanisë, Francën dhe Italinë, pa ndërhyrjen, mbështetjen dhe kontributin e të cilëve, Kosova vështirë që do të kishte arritur deri këtu!

PSHDK u është përjetësisht mirënjohës edhe të gjithë atyre, që e flijuan jetën e tyre për lirinë, pavarësinë dhe për ushtrinë që ne sot po e gëzojmë!

URIME KOSOVË!

Zef Morina

zv.Kryetar i PSHDK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat