Rruga Kaçanik- Hani i Elezit, vazhdon të mbetet pjesërisht e mbyllur

Kosova

Rruga Kaçanik- Hani i Elezit, vazhdon të mbetet pjesërisht e mbyllur

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:11
Rruga Kaçanik- Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion rrugor dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 Dhjetor 2018, sipas orareve të mëposhtme:

Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30  dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat